Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

E konfirmon klubi zviceran, mbyllet sezoni për lojtarin shqiptar

E konfirmon klubi zviceran, mbyllet sezoni për lojtarin shqiptar

20:30, 21/04/2019

Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka marrë një lajm shumë të keq sot, pasi klubi i Zyrihut ka konfirmuar se një nga yjet e kësaj skuadre, mesfushori Hekuran Kryeziu, ka pësuar dëmtim të rëndë dhe do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit, duke qëndruar për shumë muaj larg fushave të lojës.

Kryeziu, padyshim një prej titullarëve të padiskutueshëm në radhët e kësaj përfaqësueseje, u dëmtua që në minutën e 15 të ndeshjes ndaj Luganos të premten dhe u largua me barelë nga fusha.

Pas testeve të kryera sot, është konstatuar dëmtim i ligamenteve të gjurit, që do të thotë se futbollisti duhet të bëjë operacion dhe do të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushës së blertë.

Sipas të dhënave paraprake në mediat zvicerane, situata është shumë serioze dhe Kryeziu do të mungojë nga 6 deri në 9 muaj, në varësi të mënyrës si shkon riaftësimi.

Kësisoj, ai praktikisht ka mbyllur vitin 2019 dhe në rastin më të mirë, mund të kthehet në fushë vetëm në nëntor apo dhjetor, por sigurisht jo në formën më të mirë të mundshme pas një dëmtimi të tillë.

Ndaj trajneri Bernard Challandes duhet të bëjë planet pa mesfushorin për pjesëmarrjen në kualifikueset e Europianit, ndërsa shpreson ta ketë të gatshëm për sfidat e play-off të vitit të ardhshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco