VIDEO/ ‘Sherr’ për të gjuajtur penalltinë, Milner i rrëmben topin nga dora Salahut

VIDEO/ ‘Sherr’ për të gjuajtur penalltinë, Milner i rrëmben topin nga dora Salahut

20:10, 21/04/2019

Liverpooli fitoi 2-0 në transfertë me Cardiffin, duke marrë kreun e Premierligës dhe duket se gjithçka është prefekt në këtë sezon, shkruan Syri.net.

Por një episod aspak i këndshëm ndodhi sot në sfidën me Cardiffin.

Në minutën e 81-të Mohamed Salah fiton një 11-metërsh dhe merr topin për ta gjuajtur, por i vjen Milner që ia rrëmben nga dora.

Egjiptiani është në garë me Aguerron dhe Aubameyang për golashënuesin më të mirë në Angli dhe ky gol do t’i vlente shumë, por shoku i skuadrës nuk do t’ia dijë.

Milner e ekzekutoi vetë penalltinë, por Salah mbeti i zhgënjyer nga ai gjest dhe këtë mund ta shihni më mirë në videon e mëposhtme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco