Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Liverpooli bën detyrën e tij, presioni kalon te Manchester City

VIDEO/ Liverpooli bën detyrën e tij, presioni kalon te Manchester City

19:04, 21/04/2019

Liverpooli zhvilloi në transfertë me Cardiffin ndeshjen e javës së 35-të të Premierligës, shkruan Syri.net.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti të triumfojë me rezultatin  pastër 2-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Wijnaldum në minutën e 57-të zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë epërsinë resave, ndërsa në të 81’ Salah fiton një penallti.

Milner tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren e pastër 2-0.

Me këtë tripikësh Liverpooli i merr sërish kreun Manchester Cityt, duke kaluar 2 pikë përpara, por duhet theksuar se ekipi i Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kur mbeten edhe 3 ndeshje për Liverpoolin dhe 4 për Manchester Cityn, gara për titullin kampion në Angli është totalisht e hapur dhe mjaft e ethshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco