Manchester United u shkatërrua nga Evertoni, Solskjaer paralajmëron largime

Manchester United u shkatërrua nga Evertoni, Solskjaer paralajmëron largime

18:39, 21/04/2019

Manchester United është turpëruar në ndeshjen e sotme ndaj Evertonit, duke humbur thellë me rezultatin 4-0.

Përpos rezultatin edhe loja që kanë zhvilluar “Djajtë e Kuq” nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Solskjaer.

Pas përfundimit të sfidës, përpara mediave, norvegjezi i tha gjërat hapur dhe paralajmëroi disa largime.

“Jemi shumë larg asaj që duhet të jemi. Kur humb në kampionat në këtë mënyrë, kuptohet se sa shumë punë ke për të bërë. Ky klub ka qenë poshtë, ndaj duhet të punojmë që të ngrihemi përsëri. Brenda natës mbase nuk ndodh, por do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Solskjaer.

Ndërkaq trajneri ka shtuar: “Golat e pësuar ishin shumë të thjeshtë dhe ishim keq me zotërimin e topit. Duhet t’i fitojmë katër ndeshjet e mbetura dhe mbase do të kemi mundësi të përfundojmë në katërshen më të mirë. Nëse do të luash për këtë klub, atëherë duhet ta vërtetosh. Unë do të jem i suksesshëm këtu dhe disa lojtarë nuk do të jenë pjesë e atij suksesi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco