VIDEO/ Benzema mposht i vetëm Atletikon e Bilbaos

VIDEO/ Benzema mposht i vetëm Atletikon e Bilbaos

18:19, 21/04/2019

Reali i Madridit fitoi me shifrat 3-0 ndaj Atletik Bilbaos, sfidën e javës së 33-të në La Liga, vetëm falë golave të shënuar nga Karim Benzema.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste për të dyja skuadrat.

Por, shifrat u zhbllokuan sapo nisi e dyta. Benzema shënoi me kokë, pas një krosimi fantastik nga ana e Asensios.

Në minutën e 76-të, ishte sërish francezi që shënoi me kokë, nga zhvillimet e një goditje këndi.

Ndërkohë, në minutën e 90-të, Benzema plotësoi tripletën personale, me një gol nga rreth 30 metra, teksa portieri i Bilbaos kishte lënë portën.

Në fund, ekipi i Zidane u rikthye te fitorja, pas barazimit të javës së kaluar, dhe tani e sheh veten me 64 pikë në vendin e tretë, vetëm 4 më pak se Atletiko e vendin të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco