Gabon Lille, PSG shpallet nga ‘TV’ kampion në Francë

Gabon Lille, PSG shpallet nga ‘TV’ kampion në Francë

17:19, 21/04/2019

PSG konfirmohet sërish si dominuesja e futbollit në Francë. Parizienët u shpallën zyrtarisht kampionë, pasi Lille e vendit të dytë barazoi në transfertë ndaj Toulouse, duke e lënë ekipin e Tuchel 16 pikë para, me 5 ndeshje të mbetura në kampionat.

Ky është titulli i gjashtë i fituar nga PSG, në 7 sezonet e fundit në Francë.

Fitimi i Ligue 1 nuk u vu kurrë në diskutim këtë sezon, por vetëm u vonua pak javët e fundit, me ekipin që nuk po fitonte.

Në këto 32 javë, PSG mori 26 fitore, dhe vetëm 3 barazime e 3 humbje, duke numëruar 81 pikë.

Edhe golavarazhi është i frikshëm, me 92 gola të shënuar, dhe vetëm 26 të pësuar.

PSG do të luajë sonte në mbrëmje në shtëpi me Monacon, por kjo sfidë do të jetë një festë për kampionët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco