VIDEO/ Manchester United merr një goditje të rëndë nga Evertoni

VIDEO/ Manchester United merr një goditje të rëndë nga Evertoni

16:41, 21/04/2019

Në Premier League, Manchester United merr një goditje të rëndë në luftën për zonën Champions, vetëm pak ditë pas eliminimit nga Barcelona në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën thellë 4-0 në “Goodison Park” ndaj Evertonit, duke humbur terren ndaj skuadrave rivale si Tottenhami, Chelsea dhe Arsenali.

Skuadra e Solskjaer zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit, ndikuar ndoshta edhe nga lodhja në sfidën me Barcelonën, duke pësuar nga dy gola në çdo pjesë.

Në fraksionin e parë shënuan Richarlison dhe Sigurdsson, ndërsa gjatë 45 minutave të dyta realizuan Digne dhe Walcott.

Manchester United mbetet në vendin e 6-të me 64 pikë,  2 më pak se Chelsea i vendin të 5-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco