Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

VIDEO/ Sezon fantastik i klubit modest në Spanjë, kap zonën Champions

VIDEO/ Sezon fantastik i klubit modest në Spanjë, kap zonën Champions

16:24, 21/04/2019

Getafe vazhdon sezonin fantastik në La Liga dhe ditën e sotme, në javën e 33-të, mundi në një sfidë direkte Sevillan me shifrat 3-0, duke i marrë edhe vendin e katërt, që e çon në Champions League.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e 35-të, ku Haime Mata shënoi me penallti, pas një prekje me dorë nga mbrojtja e Sevillës.

Ndërkohë, pothuajse i njëjti rast identik u përsërit në minutat shtesë të pjesës së parë. Prekje me dorë brenda zone, dhe këtë herë ishte Molina që shndërroi në gol 11-metërshin e dytë.

I njëjti autor, Molina, shënoi edhe golin e tretë për Getafen, në minutën e 53-të, duke vulosur kështu fitoren.

Tashmë, me këtë triumf mjaft të rëndësishëm, Getafe i merr vendin e katërt Sevillas dhe e sheh veten në kuotën e 54 pikëve, ndërsa shpreson për pozicionin që e çon në Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco