Vanda Nara ngacmon Cristianon dhe flet për të ardhmen e Ikardit

Vanda Nara ngacmon Cristianon dhe flet për të ardhmen e Ikardit

11:56, 21/04/2019

Vanda Nara është nga ato që dinë të trazojnë ujërat në çdo deklaratë. Çdo të shtunë ajo është e ftuar në emisionin sportiv “Tiki-taka”, dhe mbrëmjen e djeshme ka folur sërish për të ardhmen e Ikardit.

“Barazimi me Romën ishte rezultat i hidhur, pasi ne duam fitore. Megjithatë, e rëndësishme është të mos humbasësh. Po marrim pikë të mjaftueshme për të arritur objektivin, që është Liga e Kampionëve. Do të ishte emocionese. Për sa i përket Ronaldos ai ka një kontratë 3 vjeçare me Juventusin dhe do të shohim nëse do të dështojë. Vitin e ardhshëm mund të fitojë, por këtë sezon e vetmja gjë që bëri ishte ndeshja me Atletikon. Për të ardhmen e Ikardit është e sigurt që ai do të qëndrojë te Interi, pastaj është zgjidhja e trajnerit nëse do të luajë apo jo”, u shpreh Vanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco