Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha... Ivan Perisic

Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha...

08:32, 21/04/2019

Ivan Perisic, ylli i Inter-it, është rrëfyer për kanalin zyrtar të klubit. 

Topi - "Dhurata e parë që kam marrë për Krishtlindje? Mbaj mend që ka qenë një top, por nuk ka qenë i pari që kam marrë. Le të themi se në shtëpi e kishin kuptuar menjëherë se cili ishte pasioni im". 

NBA - "Më pëlqen të luajt të gjithë sportet dhe nuk humb asnjë ndeshje basketbolli ose volejbolli. A dini diçka? Nëse nuk do të isha bërë  futbollist, do të luaja në NBA", ka thënë ylli i Inter-it me shaka. 

Goli i parë - "Jam larguar nga shtëpia në moshën 17 vjeç dhe mbaj mend si e kam përjetuar golin e parë. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë emocionohem kur mendoj për atë ditë". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco