Barcelona marshon e qetë drejt titullit, mposht Real Sociedad-in

Barcelona marshon e qetë drejt titullit, mposht Real Sociedad-in

22:47, 20/04/2019

Skuadra e Barcelonës e ka mbyllur me fitore javën e 33-të në kampionatin spanjoll.

Lojtarët e Ernesto Valverde kanë mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Real Sociedad.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 45’, kur Clement Lenglet shfrytëzoi për mrekulli kromimin nga goditja e këndit duke shënuar me kokë.

Reagimi i miqve erdhi në minutën e 62’, kur pas një vertikalizimi të mirë të Mikel Merino, ishte Juanmi ai që shty topin drejt rrjetës.

Barcelona nuk u dorëzua dhe pas vetëm dy minutave arritën të rikthejnë avantazhin e tyre.

Ishte një asistim i Lionel Messit i cili u konkretizua në gol nga mbrojtësi i majtë, Jordi Alba.

Me këtë fitore, skuadra e Barcelonës shkon në 9 pikë diferencë me ndjekësit e Atletico Madrid, duke u afruar gjithmonë e më afër titullit kampion.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco