VIDEO/ Interi dhe Roma ndahen në ‘paqe’, Championsi një dilemë e madhe!

VIDEO/ Interi dhe Roma ndahen në ‘paqe’, Championsi një dilemë e madhe!

22:35, 20/04/2019

Ka përfunduar në “paqe” kryendeshja e javës në Serie A, ajo mes Interit dhe Romës.

Skuadrat janë ndarë me barazim 1-1 në ndeshjen që u luajt në ‘San Siro’ shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Të parët që kaluan në avantazh ishte skuadra nga kryeqyteti ku në minutën e 14’ Stephan El Shaaraëy bën gjithçka mirë për të shënuar një supergol.

Reagimi i zikaltërve erdhi në minutën e 61’ ku me harkimin e mirë të D’Ambrosio e shfrytëzoi për mrekulli Ivan Perisic, i cili shënoi me kokë për të barazuar rezultatin.

Skuadrat patën mundësitë e tyre deri në përfundimin e takimit, por pa mundur të konkretizojnë në gol.

Pas këtij barazimi, Interi pozicionohet në vendin e 3-të me 61 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se ndjekësit e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco