Më i miri i të gjitha kohërave? Ronaldo rekord që nuk e ka arritur askush!

Më i miri i të gjitha kohërave? Ronaldo rekord që nuk e ka arritur askush!

20:37, 20/04/2019

Cristiano Ronaldo shkruan historinë!

Juventusi siguroi titullin e Serisë A me fitoren 2-1 kundër Fiorentinës, ndërsa Ronaldo u bë lojtari i parë që i fiton titujt e tri ligave më të mëdha të Europës: Serie A, Premier League dhe La Liga.

Cristiano Ronaldo i ka mbushur 34 vjeç por nuk lodhet duke fituar trofe të rëndësishëm në karrierën e tij.

Të qenit lojtari i parë që e fiton titullin në tri ligat më të mëdha të Evropës është një arritje e madhe për Ronaldon, ndërsa analistë të ndryshëm kanë ngritur pretendimin se "Ronaldo është më i miri për epokën e tij, pse jo edhe si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave".

Tashmë synimi i radhës por më i rëndësishmi për Ronaldon është triumfi në Ligën e Kampionëve me një ekip të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco