De Bruyne dëmtohet ndaj Tottenhamit, mbyll sezonin!

De Bruyne dëmtohet ndaj Tottenhamit, mbyll sezonin!

16:51, 20/04/2019

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne nuk ia doli që të mbyllte 90 minutat në duelin kundër Tottenham Hotspur.

Belgu pësoi një dëmtim para përfundimit të pjesës së parë dhe u zëvendësua menjëherë nga braziliani Fernandinho.

Lojtari me shumë gjasë nuk do të kthehet këtë sezon për ‘Citizens’, për katër ndeshjet e fundit që ata i luajnë kundër Man Utd, Burnley, Leicester dhe Brighton, para finales së Kupës FA kundër Watford.

Sezonin e kaluar, De Bruyne ishte lojtari më i mirë në Angli, por këtë edicion ai ka qenë i gatshëm të kompletojë 90 minuta për vetëm 5 ndeshje.

Kujtojmë që Manchester City fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Tottenhamit dhe në këtë mënyrë rimori kryesimin e Premier Leagues.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco