Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘San Siro’ rrezikon shembjen, panik në Milano

‘San Siro’ rrezikon shembjen, panik në Milano

15:52, 20/04/2019

Siguria e një prej stadiumeve më të famshme në Europë po vihet në pikëpyetje.

Arena e ‘San Siros’ ka pësuar disa lëkundje të konsiderueshme gjatë ndeshjes së fundit të zhvilluar në fushën e saj, atë mes Interit dhe Atalantës.

Unaza e tretë e impiantit ka pësuar lëndime të konsiderueshme, duke u spostuar me 5 cm nga pozicioni fillestar.

Një fakt ky shqetësues për institucionin që merret me inspektimin e këtyre impianteve.

Lëkundje të tilla kanë ndodhur disa herë, madje ajo më e përfolura i përket vitit të largët, 2003, ku një koncert i Vasco Rossit shkaktoi kaos tek të pranishmit.

Kujtojmë që dy skuadrat milaneze, Inter dhe Milan po planifikojnë ndërtimin e një impianti të ri për të zhvilluar ndeshjet në të ardhmen.

Kjo situatë mund të sjell kaos dhe në ndeshjen e sotme, ku Interi pret në shtëpi Romën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco