Allegri ‘shpërthen’ ndaj mbrojtësit: Dy muaj nuk donte të dilte në fushë!

Allegri ‘shpërthen’ ndaj mbrojtësit: Dy muaj nuk donte të dilte në fushë!

23:00, 19/04/2019

Trajneri i Juventusit, Allegri foli për disa probleme që duhej t’i përballonte gjatë sezonit. 

Gjatë konferencës për mediat para ndeshjes Juventus-Fiorentina, trajneri i kampionëve italianë ia dedikoi një deklaratë Medhi Benatia.

Mbrojtësi maroken, i cili në janar kërkoi transferimin për në Katar, tek Al-Duhail, duket se e kishte vendosur shumë më herët se çfarë do të bënte.

"Nga 1 dhjetori deri më 31 janar, pra dy muaj, Benatia nuk donte të dilte në fushë", - shpërtheu Allegri. Në fakt, ndeshja e fundit e lojtarit në fjalë me fanellën bardhezi daton më 11 nëntor të vitit të kaluar, kur u pa në fushë në “San Siro”, kundër Milanit. Allegri këmbënguli sërish se dëmtimet, shpesh e kanë penalizuar Juventusin në momentet vendimtare të sezonit. Me këtë fakt e lidhi deri diku edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve prej Ajax-it, duke specifikuar veçanërisht mungesën e kapitenit Chiellini në mbrojtje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco