Ancelotti: Koulibaly shitet vetëm nëse ndonjë klub paguan këtë çmim!

Ancelotti: Koulibaly shitet vetëm nëse ndonjë klub paguan këtë çmim!

22:08, 19/04/2019

Carlo Ancelotti e ka pranuar se Kalidou Koulibaly mund të shitet në verë.

Trajneri i Napolit ka thënë se skuadra nuk e ka në plan shitjen e afrikanit, por që nëse ndonjë skuadër paguan klauzolën e tij, atëherë Koulibaly mund të largohet.

Por, shifra e shitjes që e ka përmendur Ancelotti është marramendëse.

“Klubi nuk e ka në plan ta shes. Por, nëse ndonjë skuadër paguan 150 milionë euro, atëherë ai do të largohet” ka thënë Ancelotti.

Manchester United është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco