Inter - Roma, Spalletti: Sfidë e rëndësishme, marrim maksimumin!

Inter - Roma, Spalletti: Sfidë e rëndësishme, marrim maksimumin!

21:51, 19/04/2019

Luciano Spalletti doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Romën, që do të luhet mbrëmjen e të shtunës në “San Siro”.

Ky do të jetë një duel shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat për të përmbushur objektivat.

“Të luash me Romën për këtë objektiv, në 6 javët e fundit, do të thotë që jemi përmirësuar ndjeshëm, pasi verdhekuqtë kanë disa vite që rrinë në majat e renditjes. E dimë rëndësinë e sfidës dhe do të kërkojmë maksimumin, për të fituar qetësinë e nevojshme, për javët e fundit të kampionatit”, tha Spalletti.

Sulmi është reparti ku tekniku zikaltër ka dilema, pasi ende nuk e ka vendosur se cilin do të aktivizojë, ish kapitenin Mauro Icardi, apo argjentinasin tjetër, Lautaro Martinez, i cili ka lënë tërësisht pas dëmtimin.

“Janë që të dy sulmues shumë të mirë, që meritojnë të luajnë nga fillimi, ndaj jam në dilemë. Besoj se këtë vendim do ta marr pak para ndeshjes, por kushdo që të luajë, jam i bindur se do të bëjë mirë”, u shpreh tekniku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco