Wanda mes lotësh: Nuk jam shtrigë, ja prapaskenat me motrën e Icardit

Wanda mes lotësh: Nuk jam shtrigë, ja prapaskenat me motrën e Icardit

20:25, 19/04/2019

Wanda Nara ka folur gjatë dhe ka zbuluar të tjera prapaskena që po ndodhin në familjen e Icardit.

E ftuar në emisionin “Verissimos” në “Canale 5”, Wanda Nara ka derdhur lot kur ka folur për raportin me motrën e Mauro Icardit, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

"Nuk jam një shtrigë. Ne e kemi ndihmuar gjithmonë familjen. Ivana ka ardhur para disa muajsh në shtëpinë tonë dhe ne i hapëm dyert asaj me të dashurin e saj, i cili është futbollist. Ajo nuk është e sinqertë. Kur ajo ishte në universitet, Mauro i ka blerë asaj një makinë për ta ndihmuar dhe ajo flet keq për vëllain. E di shumë mirë ajo se si duhet të fitojë çmimin e “Grande Fratellos”. Nuk mund të ndërtosh një karrierë duke sharë vëllain. Kur yt vëlla ndihet keq duhet që ta ndihmosh dhe jo ta shkelësh me këmbë. Jeta nuk mbaron në një emision televiziv. Nëse donte të takonte Mauron të shkonte poshtë shtëpisë jo te “Grande Fratello”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco