Dikur FOTO me idhullin e tij, sot ‘ylli’ i Ajaxit gati për finalen e Championsit

Dikur FOTO me idhullin e tij, sot ‘ylli’ i Ajaxit gati për finalen e Championsit

20:14, 19/04/2019

Skuadra e Ajax ka bërë befasinë e madhe në Champions League.

Holandezët kanë prekur fazën gjysmëfinale, duke eliminuar dy prej skuadrave më të suksesshme viteve të fundit, Juventus dhe Real Madrid.

Me një moshë mesatare shumë të re, dhe me kapitenin 19-vjeçar, Matthijs De Ligt, e gjithë bota po e pëlqen futbollin e Ajaxit.

Në rast se Barcelona dhe Ajax Amsterdam kualifikohen në finale, De Ligt mund të përballet me Luis Suarez.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ ka kujtuar kohën e kaluar duke publikuar një foto ku shihet De Ligt si fëmijë duke u fotografuar me ‘idhullin’ e tij asokohe, Luis Suarez.

Kjo fotografi sipas raportimeve të ‘Sport’ është shkrepur para 10 viteve, kur Suarez ishte ylli kryesor i Ajax.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco