Laçi - Skënderbeu, luhet 'finalja' për Europën!

Laçi - Skënderbeu, luhet 'finalja' për Europën!

16:56, 19/04/2019

Ditën e shtunë në orën 16:00 Laçi do të presë Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-t në Kategorinë Superiore.

Nëse Partizani është vetëm një hap larg konfirmimit të titullit, gara europiane është ende e hapur ku Laçi dhe Skënderbeu do të luajnë një duel vendimtar.

Kurbinasit pasi janë eliminuar nga Kupa, kërkojnë të sigurojnë një nga tre vendet e para, pozicione të cilat për momentin shohin në luftë të fortë 5 skuadra.

Në krahun tjetër, Orges Shehi do t’i mungojë Gjergji Muzaka, i cili ka dëmtuar hundën dhe do ta nisë sfidën nga stoli.

Kampionët kërkojnë fitoren për t’iu afruar sa më shumë vendit të tretë, por mbi të gjitha edhe për të rigjetur vazhdimësinë e rezultateve.

Laçi-Skënderbeu është një finale e parakohshme në garën për Europën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco