Hazard ka arritur marrëveshjen me klubin e madh spanjoll, mungon vetëm zyrtarizimi

Hazard ka arritur marrëveshjen me klubin e madh spanjoll, mungon vetëm zyrtarizimi

15:09, 19/04/2019

Eden Hazard do të jetë blerja e tretë e Realit të Madridit për sezonin 2019-2020 pas Rodrygos dhe Militaos.

Sikurse raporton e përditshmja “Marca”, marrëveshja me futbollistin belg do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Mes palëve ka një marrëveshje të avancuar, e përpiluar pas shumë muajsh bisedime intensive.

Po sipas kësaj gazete prestigjioze, Chelsea do të përfitojë rreth 100 milionë euro nga ky transferim.

28-vjeçari mësohet se ka refuzuar tri oferta të drejtuesve të bluve të Londrës për rinovimin e kontratës, pasi dëshironte me çdo kusht t’i bashkohej Realit të Madridit, nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Deri në mbyllje të sezonit, Hazard ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivit të mbetur: kualifikimit në Champions nëpërmjet Premier League-s dhe fitimit të Europa League-s (gjithashtu do t’i siguronte Chelsea-it pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco