Allegri nxjerr blof Juventusin: Nuk ishte ndonjë Ajax i jashtëzakonshëm

Allegri nxjerr blof Juventusin: Nuk ishte ndonjë Ajax i jashtëzakonshëm

14:54, 19/04/2019

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit me Fiorentinën.

Sigurisht, nuk mund të lihej pa prekur edhe çështja e eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Luajtëm mirë në Amsterdam, Ajaxi fitoi nga 4 topa që ne i humbëm. Luajtëm më mirë se një javë më parë. Nuk ishte ndonjë Ajax i jashtëzakonshëm, më mirë kanë luajtur në Holandë”, komentoi fillimisht Allegri.

“Eliminimi nga Liga e Kampionëve duhet të pranohet, ne duhet të ecim përpara. Alibitë janë gjëra që nuk na sjellin fitore. Na duhet ende një pikë në kampionat, përderisa nuk e kemi duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi tekniku i bardhezinjve.

Në fund Allegri flet për Ronaldon dhe për të ardhmen e tij.

“Ronaldo ka bërë sezon të madh. Do të luajë titullar nesër. Ronaldo është e ardhmja e Juventusit, është lojtar që do të bëjë sërish sezon të madh vitin tjetër. E shoh të qetë, normalisht i zhgënjyer si të gjithë ne për shkak të eliminimit nga Championsi, sepse donim ta fitonim.

E ardhmja ime? Kam një kontratë edhe 1 vit tjetër dhe do ta respektoj deri në fund. Do të takohem me Agnellin”, përfundoi Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco