Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

A do i bëjë Tirana nder Partizanit duke mundur Kukësin? Mema jep këtë përgjigje

A do i bëjë Tirana nder Partizanit duke mundur Kukësin? Mema jep këtë përgjigje

14:27, 19/04/2019

Tirana do të përballet ditën e nesërme me Kukësin, në një sfidë tepër vendimtare për fatet e sezonit.

Bardheblutë luftojnë për të siguruar mbijetesën, ndërkohë që verilindorët e Gjokës kërkojnë të ruajnë vendin e dytë, duke i ushtruar presion Partizanit, deri sa matematika e lejon.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para gazetarëve, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur për rëndësinë e përballjes ndaj Kukësit.

Tekniku bardheblu ka komentuar gjithashtu edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës për mbylljen e stadiumit, si dhe për rivalitetin me Partizanin.

“E thashë në fillim, duhet të jemi të përqendruar. Na duhen pikët, jo për gjëra të tjera. Mund të luajmë keq dhe të fitojmë. Nuk flas dot për avantazh, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Fusha do e tregojë se kush do jetë ekipi me më shumë ekuilibër dhe më i përqendruar. Duhet kujdes, nuk kemi asnjë avantazh. Me tifozët po. Pa ta është si një ndeshje e vdekur. Pikët janë ato që na bëjnë mirë dhe do i kërkojmë me insistim”.

Nëse Tirana i merr pikë Kukësit, indirekt i bën nder Partizanit. Mema thotë: “E kam thënë edhe njëherë, pasi kemi fituar me Kukësin fazën e tretë, dhe një nga pyetje që m’u bë ishte se po nxirrni Partizanin kampion. Thashë një nga gjërat që nuk dua ta bëj kurrë është ta nxjerr kampion Partizanin.

Kampionati i tillë është me pikë. Ndonjëherë ju bën nder, ndonjëherë jo. Ata i kanë pikët me meritë. Kukësi ka lënë pikë në momente të caktuara. Kampionati kështu është, gabimet duhet të jetë të pakta.

Unë jam për lojë korrekte dhe të ndershme. Nuk më ka pëlqyer as kur isha futbollist. Ne si ekip pranojmë çdo rezultat të ndershëm. Nuk më intereson të më falë dikush, pasi ndryshe nuk do isha vetja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco