Presidenti i klubit kritikon mesfushorin shqiptar: Merr kartonë kot, e ka mendjen te merkato

Presidenti i klubit kritikon mesfushorin shqiptar: Merr kartonë kot, e ka mendjen te merkato

14:09, 19/04/2019

U transferua me shumë bujë te Steaua e Bukureshtit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin për mesfushorin e Kombëtares, Kamer Qaka.

24-vjeçari u rikthye te skuadra e Poli Iasit, teksa aventura e tij te gjigantët e Steauas zgjati vetëm 4 javë.

Së fundmi futbollisti shqiptar i ka prishur marrëdhëniet edhe me presidentin aktual të Poli Iasit, Adrian Ambroze.

Ky i fundit në një deklaratë për mediat rumune u shpreh:

“Kartonët e verdhë dhe të kuq nuk i japin përfitime ekipit. Qaka merr shumë kartonë dhe pastaj pezullohet për shkak të tyre. Unë e kuptoj kur t’i merr një karton pasi ka një situatë të rrezikshme në zonën tënde, por ai i merr kot.

Ka bërë vetëm zbritje që kur ka ardhur. Nuk po stërvitet më si më parë dhe kjo reflektohet në ndeshjet zyrtare. Tani nuk e ka mendjen te futbolli, por te merkato. Do të largohet.

Unë ia kam thënë Qakës, bashkë me trajnerin. Nëse do të jesh serioz dhe do e kesh mendjen këtu, do të luash. Në të kundërt, atëherë do të kalbesh në stol, nuk do të luash dhe asnjë ekip tjetër nuk të do. Është Qaka që vuan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco