U-16/ Shqipëria e mbyll me fitore turneun e Turqisë

U-16/ Shqipëria e mbyll me fitore turneun e Turqisë

13:30, 19/04/2019

Kombëtarja e Shqipërisë U-16 ka arritur të fitojë 3-0 ndaj Lituanisë në turneun “International U-16 Tournament” që po zhvillohet në Turqi.

Djemtë e Elvin Beqirit kanë arritur të fitojnë dy takime dhe të humbasin vetëm një.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që në fraksionin e dytë kuqezinjtë e vegjël e kanë gjetur edhe 2 herë golin.

Shqipëria e nisi takimin me këtë formacion: Simoni, Zhuzhi, Pano, Zabeli, Kurbasha, Neziri, Kote, Stafa, Halili, Bajratari, Çereni.

Ky është bilanci i Shqipërisë U-16, në këtë turne:

15 Prill, Shqipëri 1-0 Bjellorusi

17 Prill, Turqi 1-0 Shqipëri

19 Prill, Lituani 0-3 Shqipëri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment