Super premio për Tottenhamin, nëse fiton Champions League. Shifra

Super premio për Tottenhamin, nëse fiton Champions League. Shifra

10:07, 19/04/2019

Tottenham Hotspur po shkon drejt përmbylljes së një sezoni historik për skuadrën e tyre.

Edhe pse pa asnjë shpenzim gjatë merkatove të fundit, skuadra e Tottenhamit ka arritur të kualifikohet deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke arritur një triumf dramatik ndaj Manchester Cityt në “Etihad Stadium”.

Për arritjen deri në gjysmëfinale, lojtarët e Tottenhamit tashmë kanë të sigurt një premio prej 2 milionë paundë, por kjo premio do të rritet nëse fitohet trofeu.

Mediat në Angli raportojnë se lojtarëve të Tottenhamit u është premtuar 5 milionë paundë nëse fitojnë Ligën e Kampionëve.

Tottenhami në gjysmëfinale do të takohet me holandezët e Ajaxit, dhe në rast të kalimit në finale, atje e pret Barcelona apo Liverpooli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco