Interi nis kontaktet me Edin Dzekon

Interi nis kontaktet me Edin Dzekon

09:46, 19/04/2019

Edin Dzeko është sulmuesi, nga i cili gjithë mbrojtësit e Interit do duhet të ruhen të shtunën në “San Siro” për të blinduar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Por, sulmuesi boshnjak është edhe objektivi numër një i klubit për të përforcuar sulmin vitin e ardhshëm, duke konsideruar largimin e mundshëm të Mauro Icardit.

Argjentinasi është rikthyer në fushë, por vijon të jetë në marrëdhënie të tensionuar me klubin, teksa po monitorohet nga Reali, Atletico, Juventusi dhe dy Manchesterët.

31-vjeçari boshnjak po diskuton me Romën rinovimin e kontratës, që aktualisht skadon në vitin 2020, por deri tani pa rezultat.

Ndaj, drejtuesit zikaltër qëndrojnë vigjilentë dhe kanë nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit, duke marrë një përgjigje pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco