Anglia ‘pushton’ Evropën me 4 ekipe në gjysmëfinale, kishte vite që nuk ndodhte

Anglia ‘pushton’ Evropën me 4 ekipe në gjysmëfinale, kishte vite që nuk ndodhte

08:54, 19/04/2019

Dalëngadalë futbolli anglez ka nisur të dominojë në Evropë. Këtë e tregon qartë edhe arritja e tyre në këtë sezon në kompeticionet evropiane.

Nga 8 ekipe që kanë arritur në gjysmëfinale të Europa League dhe Champions League, katër janë angleze, dy spanjolle, një nga Gjermania dhe një nga Holanda.

Arsenali e Chelsea janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, kurse Liverpooli dhe Tottenhami në gjysmëfinale të Champions League.

Kjo është hera e parë pas 36 vjetësh që katër skuadra të Anglisë kualifikohen në gjysmëfinale të Kupave evropiane.

Në sezonin 1983-1984, ishin kualifikuar Liverpooli, Tottenhami, Manchester United dhe Nottingham Forest.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco