I shënoi në Champions, Juventusi do yllin e Ajaxit

I shënoi në Champions, Juventusi do yllin e Ajaxit

08:43, 19/04/2019

Sulmuesi brazilian, David Neres, është një nga yjet e skuadrës së Ajaxit, që po befason Europën, duke shkuar deri në gjysmëfinale të Championsit, pasi ka eliminuar ekipe si Real Madrid dhe Juventus.

Pikërisht këta të fundit, menjëherë pas ndeshjes janë ulur me drejtuesit e klubit të Ajaxit dhe kanë kërkuar informacione për blerjen e sulmuesit brazilian, gjatë merkatos së kësaj vere.

Mediat italiane raportojnë se favorit për të blerë Neres, është skuadra e Arsenalit, që ka avancuar kontaktet si me futbollistin, ashtu edhe me klubin holandez, por futja e Juventusit mund të bëjë që të rritet më shumë vlera e tij në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco