E pabesueshme! Giorud barazon rekordin e Messit

E pabesueshme! Giorud barazon rekordin e Messit

07:33, 19/04/2019

Mbase duket qesharake por sulmuesi francez Oliver Giorud ka shënuar një rekord që e ka bërë vetëm Messi gjatë këtij sezoni.

Anëtari i Chelsea ishte startues në ndeshjen që Chelsea e luajti kundër Slavia Prague, dhe arriti të gjente rrugën e golit.

Me këtë gol, ai është bërë lojtari i vetëm krahas Lionel Messi që ka shënuar 10+ gola në garat evropiane këtë edicion.

32 vjeçari ka pasur momente të vështira me skuadrën në kuadër të Premierligës, duke shënuar vetëm pesë gola që kur kaloi në ‘Stamford Bridge’.

Fytyrë krejtësisht tjetër e francezit është parë në kuadër të Ligës së Evropës, ku ka qenë konkretizues i shkëlqyer.

Në rast se Giroud arrin ta kalojë Messin me numrin e golave të shënuar në Evropë, do të ishte rekord i madh për të, edhe pse Liga e Evropës është sekondare krahasuar me Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco