Anglia ‘pushton’ Europën, Chelsea dhe Arsenal kualifikohen në gjysmëfinale

Anglia ‘pushton’ Europën, Chelsea dhe Arsenal kualifikohen në gjysmëfinale

22:59, 18/04/2019

Dominimi i skuadrave të Premier Leagues po vazhdon edhe në Europa League.

Dy skuadrat londineze ajo e Chelseas dhe Arsenalit kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e kompeticionin të dytë më të rëndësishëm europian.

Chelsea ka arritur të fitojë 4-3 përballë Slavia Pragues, ndërsa golat për vendasit u shënuan nga Pedro (5’ dhe 27’),  Deli (10') dhe Oliver Giroud (17’).

Ndërsa për skuadrën çeke realizuan Soucek (26’), Petr Sevcik (51’ 53’).

Në krahun tjetër, Arsenal nuk i dha asnjë mundësi skuadrës së Napolit të cilën e mposhti edhe në Itali me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, nga goditja e dënimit.

Pas Liverpool dhe Tottenham në Ligën e Kampionëve, rrugëtimin në Europë po e vazhdojnë edhe dy skuadrat londineze të Arsenalit dhe Chelseas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco