Përfundojnë pjesët e para në Europa League, ja rezultatet...

Përfundojnë pjesët e para në Europa League, ja rezultatet...

21:54, 18/04/2019

Janë mbyllur pjesët e para të katër takimeve çerekfinale në Europa League.

Chelsea po shkatërron 4-1 skuadrën çeke të Slavia Prague.

Golat për skuadrën londineze u shënuan nga Pedro (5’ dhe 27’) dhe Oliver Giroud (17’), ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Soucek (26’), shkruan SYRI.net.

Në krahun tjetër Arsenal po fiton në transfertë 1-0 ndaj Napolit dhe në këtë mënyrë ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Ishte sulmuesi francez Alexandre Lacazette (36’) ai i cili shënoi golin e avantazhit për “topçinjtë”.

Ndërkohë në duelin spanjoll, Valencia po fiton në shtëpi përballë Villarealit, ndërsa edhe Eintracht Frankfurt po fiton me të njëjtin rezultat ndaj Benficas.

Ja të gjitha rezultatet:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco