Pas eliminimit nga Championsi, Juventusi konfirmon një tjetër lajm të keq

Pas eliminimit nga Championsi, Juventusi konfirmon një tjetër lajm të keq

17:16, 18/04/2019

Sami Khedira i ka dhënë fund sezonit pasi ka njoftuar se do të operohet në gju.

Në fillim ka ardhur problemi në zemër dhe tani ndërhyrja në gju. Ky ka qenë një sezon i mallkuar për Khedira-n, i cili ka qëndruar larg fushave për një kohë të gjatë.

"Pas katër muajsh me dhimbje të vazhdueshme, disa ditë janë më të këqija se të tjerat, kam vendosur të operohem, në mënyrë që të shërohem plotësisht".

"Ndërhyrja do të zhvillohet në dy javët e ardhshme. Objektivi im është që të kthehem në 100% për fillimin e sezonit të ardhshëm. Pres me padurim që të luftoj për të arritur objektivat tanë", ka shkruar gjermani. 

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bardhezi: "Khedira nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme. Mesfushori ka disa probleme në gju dhe duhet të operohet".


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco