Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Dy fjalë për Edi Rejën, trajnerin e nëntë të epokës 'Duka' dhe tre milionë 'trajnerët' shqiptarë

Dy fjalë për Edi Rejën, trajnerin e nëntë të epokës 'Duka' dhe tre milionë 'trajnerët' shqiptarë

16:27, 18/04/2019

Nga Ervin Baku

PLAKUT, VETËM PORDHËT MOS I DËGJO

Një nga këta tre milionët jam unë. E ndjek Kombëtaren që prej 39 vjetësh. 28 vjet si gazetar. E dashuroj. Pa kushte. Dje, të gjithë u njohëm, edhe zyrtarisht, me trajnerin e ri. Edi Reja, i nënti i epokës “Duka”. Që kur emri i tij u lakua (pas vizitës së tij jo-rastësore në Shkodër) çfarë nuk kam dëgjuar për të. Aludime pa fund. Dhe gjithçka vërtitej rreth moshës së tij. Të madhe (73 vjeç).

Vetëm rreth moshës. Ejjjjjjj njerëz, ejjjjjjj milet, ejjjjjjj 3 milionë pa mua, Edi nuk do të zëvendësojë Tosin e bazës materiale. Nuk do të punojë as në ngarkim-shkarkim, në përfundimin e stadiumit të ri. Edi Reja është trajneri i ri i Kombëtares. Është truri i Kombëtares. Zëvendësoi Panuçin (që ishte gjithçka, vetëm trajner jo). Dhe për ne që e takuam dje, pamë një individ plot energji, plot pasion, plot dëshirë. Dhe mbi të gjitha, një individ që di të dëgjojë.

Me shumë vëmendje. Dhe i përgjigjet gjithçkaje. Di të komunikojë. Komunikimi është çelësi i gjithçkaje në jetë. Çfarë do të bëjë Edi Reja ??? Unë nuk jam profet. Nuk e di çfarë do të bëjë. Di që është trajner shumë i mirë. Të presim. Të shohim.

Ai vetë, nuk premtoi gjë. Premtoi që do të bënte atë që di të bëjë. Atë për të cilën u mor… Për të bërë një bukë të mirë duhet një specialist i mirë dhe një miell i mirë. Me aq pak sa unë e njoh futbollin, miellin e kemi jo fort të keq. A do të na dalë bukë e mirë ??? Notën ia vëmë më vonë. Ta mbështesim tani Edin. Është pa sens ta gjykojmë për moshën e tij të madhe. “Plakut, vetëm pordhët mos I dëgjo”, thotë i mençuri popull.

Legjenda e fotos: “Punë të mbarë edhe ty”, më thotë Edi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco