Lojtari i Tottenhamit e merr vesh te dhomat e zhveshjeve se ishte kualifikuar

Lojtari i Tottenhamit e merr vesh te dhomat e zhveshjeve se ishte kualifikuar

15:21, 18/04/2019

Ndeshja e djeshme mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit, mund të quhet pa frikë sfida më emocionuese e këtij sezoni.

Luhatje në rezultat, gola të anuluar dhe polemika të pafundme e kanë shoqëruar këtë takim.

Goli i Sterling, i shënuar në minutat e fundit, pati një ndjenjë shumë negative te Tottenhami, por anulimi i tij shpërtheu në festë djemtë e Pochettinos.

Musa Sisoko me rrëfimin e tij na përcjell më së miri emocionet e kësaj sfide.

Isha në stol, kur pashë golin e Sterling. U mërzita aq shumë sa që u nisa direkt për në dhomat e zhveshjes. Isha vetëm, askush nuk më shoqëroi, ndërsa nuk kishte një televizor që të shihja sfidën. Unë mendova se ishim eliminuar. Pas pak minutash erdhi me lajmëroi njëri prej anëtarëve të stafit teknik. Ai më përqafoi dhe shpjegoi me qetësi si kishte mundësi që u kualifikuam. Më pas mora bluzën dhe po festoja si i çmendur, edhe pse ndjeja dhimbje nga dëmtimi”, është shprehur Sisoko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco