E rrallë/ Policëve u vjedhin armët në kohën kur po shihnin ndeshjet e Champions League

E rrallë/ Policëve u vjedhin armët në kohën kur po shihnin ndeshjet e Champions League

15:09, 18/04/2019

Vendimi për të parë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve në televizion rezultoi të ketë qenë i gabuar për disa policë nga Kenia, të cilëve ua vodhën armët disa hajdutë në stacionin policor.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. Disa policë e kishin mbyllur stacionin policor në Kamorwon, në pjesën veriore të Kenias dhe dolën ta kërkojnë një televizor për të parë sfidat e Championsit.

Në kohën kur ata po shikonin dy ndeshjet, Barcelona-Manchester United dhe Juventus-Ajax, në një televizion në një qendër tregtare, hajdutët hynë në stacionin policor, ku morën tre armë dhe disa gjëra të tjera.

Kur e kuptuan çfarë kishte ndodhur, policët u munduan të gjejnë grabitësit dhe t’i marrin armët e vjedhura, mirëpo ata nuk u gjendën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco