Diego Costa rebelohet ndaj klubit, nuk pranon të stërvitet me Atleticon

Diego Costa rebelohet ndaj klubit, nuk pranon të stërvitet me Atleticon

14:58, 18/04/2019

Diego Costa nuk pranon të stërvitet me ekipin e Atleticos së Madridit.

Sulmuesi me origjinë braziliane është dënuar me një skualifikim prej 8 javësh dhe kjo ka bërë që për të sezoni të mbarojë këtu.

Ai ofendim që lojtari ka bërë kundër arbitrit në ndeshjen me Barcelonën, ishte në dëm të skuadrës dhe kështu klubi do të ndërmarrë ndaj tij masa ndëshkuese.

Diego Costa është njoftuar se do të dënohet, por ende nuk është ndërmarrë sanksioni konkret.

Në shenjë proteste, lojtari nuk është stërvitur me skuadrën ditën e sotme, edhe pse ai ka qenë prezent në qendrën stërvitore.

Tashmë nuk dihet se cili do të jetë vendimi që do të marrë Simeone, për të qetësuar situatën mes lojtarit dhe klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco