Barcelona-Manchester United shkëmbejnë yjet

Barcelona-Manchester United shkëmbejnë yjet

14:34, 18/04/2019

Një ide e çmendur e Barcelonës, mund të sjellë në verë një nga shkëmbimet më të bujshme të merkatos, në vitet e fundit.

Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, Barcelona është duke shtyrë që në verë të shkëmbehen kokë më kokë Coutinho me Rashford.

Barcelona do të blindojë sulmin për shumë vjet dhe me Coutinhon kjo gjë duket pamundur, pasi braziliani nuk po shkëlqen në Spanjë.

Kontrata e Rashord skadon në verën e vitit 2020 dhe Barcelona është gati ta bëjë të vetin lojtarin duke ofruar brazilianin.

Manchester United nuk e sheh si një opsion të keq këtë ofertë të katalanasve, pasi Coutinho e njeh shumë mirë kampionatin anglez dhe mund t’i bënte punë “Djajve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco