VIDEO/ A i pa gjyqtari në VAR këto pamje? Guardiola do tërbohet nga goli i Llorentes

VIDEO/ A i pa gjyqtari në VAR këto pamje? Guardiola do tërbohet nga goli i Llorentes

09:54, 18/04/2019

Manchester City u eliminua nga Tottenhami me rezultatin e përgjithshëm 4-4, por që “Gjelat” kalojnë më tej me diferencë golash në fushën kundërshtare.

Gjithsesi skuadra e Pep Guardiolës e ka pësuar rëndë nga episodet e dyshimta, ashtu siç ishte edhe goli i tretë i shënuar nga Tottenhami, me autor Llorente.

Edhe pse gjyqtari Cuneyt Çakër, e kontrolloi në disa kënde këtë moment në pamjet që iu serviren nga VAR, nuk arriti që të kishte një pamje të qartë që të përcaktonte përfundimisht se sulmuesi e preku topin me dorë para se të shkonte në rrjetë.

Një kënd i ri i pamjeve nga prapa portës ka nxjerr në pah qartë se topi e godet fillimisht në krah Llorenten dhe më pas devijohet për të shkuar në rrjetë.

Shiheni videon e mëposhtme dhe gjykojeni vetë nëse ishte gol i rregullt apo jo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco