Ronaldinho bën parashikimin surprizë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Ronaldinho bën parashikimin surprizë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

20:57, 17/04/2019

Ronaldinho ka bërë parashikimin befasues për skuadrën që pritet të triumfojë në Champions League.

Ish-ylli i Barcelonës ka deklaruar se Tottenham Hotspur mund të jetë kampion i ri i Europës.

“Pse Tottenham mos të fitojë Ligën e Kampionëve? Ata nuk kanë histori, nuk e kanë fituar kurrë këtë trofe, por pse mos ta fitojnë sivjet? 

Mendoj se "Spursat" kanë rezultat të favorshëm ndaj Manchester Cityt dhe do të kualifikohen në gjysmëfinale. Poashtu, kanë në skuadër futbollistët më të mirë në treg dhe i shoh si kampionë të mundshëm të Europës”, ka thënë Ronaldinho.

Kujtojmë që Tottenham përballet me Manchester Cityn për të diskutuar një biletë në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco