Del Piero: Ju tregoj përse u eliminua Juventusi i Ronaldos nga Championsi

Del Piero: Ju tregoj përse u eliminua Juventusi i Ronaldos nga Championsi

17:34, 17/04/2019

Duhej të ishte viti i duhur, me një ekip të kompletuar mbi të gjitha nga blerja e Cristiano Ronaldos, mbretit të Champions League, por dështimi vjen nga skuadra e talentuar e Ajaxit.

Në analizën e tij për Sky Sport, një ndër legjendat e Juves, Alessandro Del Piero, është munduar të shpjegojë çfarë u mungon bardhezinjve.

“Juve është rritur në vlerë, por në 4 ndeshjet me eliminim direkt në Champions ka treguar se nuk mjafton kaq, edhe me lojtarin më të mirë në qarkullim në përbërje.

“Humbja me Ajax nuk ishte një rastësi apo fat i keq, në 4 ndeshjet e fundit vetëm në kthim ndaj Atletico-s pati një shkëndijë, për shkak të humbjes në Madrid, ku realisht Juve bëri shumë pak. Duhet punuar më në thellësi, problemi është shumë serioz, sepse ndeshja kundër Ajax tregoi se Juve duhet të shohë edhe jashtë Italisë. Nuk mjafton të dominosh në Serinë A, Europa ka ecur me hapa të mëdhenj”, vijoi ai.

Del Piero evidentoi atë që i ra në sy në ndeshjen e së martës: “Nuk do merresha shumë me aspektin fizik, sepse më impresionoi mënyra si ishte vendosur në fushë Ajax. Djem të asaj moshe duket qartë që kanë një sistem dhe një njohuri të futbollit që i lejon të luajnë me një lehtësi shprehjeje totale. Ajax e lodhi Juven, me mënyrën si e mbulonte fushën dhe si e lëvizte topin.

“Në ndeshjen e vajtjes Douglas Costa u fut dhe i dha frymëmarrje lojës sulmuese të Juves, ndërsa në kthim dukej qartë që Juves i mungonin disa armë, si për shembull personaliteti i Chiellini-t. Nuk e di nëse Juventusi u mek nga presioni dhe loja e Ajax-it, apo sepse mungonin disa lojtarë të rëndësishëm”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Kielin hunderri17/04/2019 18:27

Persa kohe ne Itali do ta trajtojne Juven si monument kulture qe mbrohet nga shteti, do ti bejne demin me te madh ketij klubi. Juvja nuk çan dot ne Europe, sepse eshte mesuar ta trajtojne me hater ne Itali, ndaj dhe nga klubet me me emer ne Europe Juvja ngelet gjithmon e fundit.

Shto koment

Denonco