Alex Ferguson zgjedh mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt kampionin e Anglisë

Alex Ferguson zgjedh mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt kampionin e Anglisë

08:59, 16/04/2019

Vetë njeriu që vite më parë rrëzoi nga froni i Anglisë Liverpoolin, Sir Alex Ferguson, tani ka parashikuar se pikërisht ata do ta fitojnë këtë sezon titullin e Premierligës.

Ish-trajneri legjendar i Manchester United ka parashikuar se Liverpooli do të shpallet kampion i Anglisë në fund të sezonit, pasi beson se Manchester City do të humbë pikë në ndeshjen ndaj “Djajve të kuq”.

Manchester United dhe Manchester City do të përballen në “Old Trafford” më 24 prill.

Parashikimin e Fergusonit e ka bërë të ditur Jonathan Walters, i cili e kishte biseduar me ish-bashkëlojtarin e tij dhe ish-mbrojtësin e Manchester Unitedit, Phil Bardsley. Ky i fundit kishte kaluar kohë me Fergusonin gjatë asaj jave.

“Unë po bisedoja me Phil Bardsleyn dhe ai kishte qenë me Sir Alex Fergusonin. Ata kishin biseduar për futboll dhe Fergusoni beson se Liverpooli do ta fitojë titullin”, ka thënë Walter për emisionin “Football Daily” në BBC Radio 5.

“Ai mendon se Liverpooli do ta fitojë titullin, pasi beson se Manchester United do të marrë pikë nga ndeshja me Manchester Cityn”, pohoi Walters.

Aktualisht, Liverpooli ka 85 pikë, ndërsa Manchester City 83, por skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco