Ende pa nisur punën si trajner i Shqipërisë, Edi Rejës i ndodh një e papritur

Ende pa nisur punën si trajner i Shqipërisë, Edi Rejës i ndodh një e papritur

08:34, 16/04/2019

Edoardo (Edi) Reja pritet që të marrë zyrtarisht drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Si ndihmës të tij, tekniku italian kishte zgjedhur edhe Alesandro Calorin, një ish-mbrojtës i njohur në Itali, tashmë në rolin e trajnerit. Por, nga Italia raportohen probleme me Calorin.

Siç shkruan portali i gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio, Calori është shkarkuar nga ekipi i Ternanës në Serinë C, por është ende nën kontratë dhe palët nuk janë zgjidhur ende zyrtarisht.

Calori, që ishte i pranishëm bashkë me Rejan në Shkodër në ndeshjen ndaj Turqisë, tashmë do duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin e Ternanës, që të jetë i lirë të nisë punën si zëvendës i Rejas te Shqipëria.

Image

Nëse kjo nuk arrihet, ndoshta mund të mendohet edhe një afrim i Ervin Bulkut në këtë post, tashmë një pjesë e rëndësishme e stafit të Kombëtares, teksa pas shkarkimit të Panuccit, mbajti edhe detyrën e trajnerit provizorisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco