Tifozët holandezë vërshojnë në Itali, policia ndalon 54 persona

Tifozët holandezë vërshojnë në Itali, policia ndalon 54 persona

06:56, 16/04/2019

Atmosfera sa vjen dhe bëhet më elektrizuese dhe emocionuese për tifozeritë në Torino. Tifozët e Ajax kanë mbërritur atje për të mbështetur ekipin e tyre përballë Juventusit në Champions.

Në Torino kanë zbarkuar tifozët e parë holandezë dhe policia e karabinierët janë mobilizuar, duke ushtruar kontrolle në autostradë, si dhe në afërsi të stadiumit dhe dyqaneve zyrtare të Juventusit.

Ka tension për shkak të trazirave në ndeshjen e vajtjes, sepse në Amsterdam u regjistruan përleshje mes tifozëve para ndeshjes.

Në Holandë u arrestuan rreth 200 tifozë italianë dhe historia po përsëritet në Torino, sepse policia italiane ndaloi 5 tifozë holandezë, të cilët kishin me vete doreza nga ato që përdorin huliganët për sherr.

Më vonë, policia urdhëroi kthimin pas dhe largimin urgjent nga Italia të 54 tifozëve holandezë, të cilët kishin me vete armë të ftohta, tymues dhe lëndë plasëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco