Presidenti i Barçës: E shesim Coutinhon, nëse një klub paguan kaq miliona!

Presidenti i Barçës: E shesim Coutinhon, nëse një klub paguan kaq miliona!

23:38, 15/04/2019

Philippe Coutinho po kalon një sezon të vështirë te Barcelona, ndërsa raportimet e fundit bëjnë me dije që braziliani do të largohet nga “Camp Nou”.

Por, numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se mesfushori brazilian do të largohet nga katalunasit vetëm nëse një klub paguan klauzolën e tij me vlerë 400 milionë euro.

“Është lojtar i shkëlqyer. Nuk është e lehtë të luash në Barcelonë. Ka besimin e trajnerit. Jemi të lumtur me të”, tha Bartomeu për TVE.

“Ka kontratë dhe do të vazhdojë në Barcelonë. Largohet vetëm nëse një klub paguan klauzolën e tij 400 milionë euro në të kundërt ai qëndron këtu”, tha ai.

26-vjeçari ka bërë 46 paraqitje këtë sezon me Barcelonën dhe ka shënuar 10 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment