Mourinho bën parashikimin në Champions: Eliminohen këto dy skuadra!

Mourinho bën parashikimin në Champions: Eliminohen këto dy skuadra!

23:27, 15/04/2019

Jose Mourinho ka bërë parashikimin befasues për ndeshjen e kthimit në Champions League.

I intervistuar nga “Russia Today” në prag të ndeshjeve të kthimit çerekfinale të Champions League, tekniku portugez ka thënë se të gjithë duhet të jenë gati për të pritur befasi.

“Mendoj se Ajax është ekipi i vetëm që në këtë fazë nuk është i përfshirë fare nga presioni për të marrë një rezultat”, tha fillimisht “special one”.

“Juventus dhe Barcelona fillojnë me një avantazh të lehtë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Por, nuk do të surprizohem nëse të dy këta skuadra eliminohen nga Manchester United dhe Ajax.

Askush nuk e mendonte se Ajax kishte shanse për të fituar Champions League, por tani ata kanë ende shanse. Eksperiencë? Tani ata janë një ekip më i mirë se dy vite më parë. Në ekip kanë 2-3 lojtarë me eksperiencë. Padyshim që Juventus është një sfidë e madhe për ta, por mund të ia dalin”, vijoi më tej Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco