Si do ta ndalësh Ronaldo? Trajneri i Ajaxit befason me përgjigjen e tij!

Si do ta ndalësh Ronaldo? Trajneri i Ajaxit befason me përgjigjen e tij!

22:41, 15/04/2019

Të martën Juventusi do të presë Ajaxin në ndeshjen vendimtare për fatet e skuadrës që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Trajneri i skuadrës holandeze, Erik ten Hag, ka thënë se ata nuk kanë një plan konkret se si t’i ndalin lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’, veçanërisht Cristiano Ronaldon.

“Juventus është favorit, duhet të shënojmë, duhet të kapërcejmë çdo limit”, tha fillimisht Ten Hag.

“Nëse luajmë mirë, mund t’ia dalim. Ata do të bëjnë diçka ndryshe. Javën e kaluar kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm dot të shënonim më shumë se një gol. Mbrojtëm mirë, por pësuam. Besoj se Allegri do të ndryshoj diçka, ndaj ne duhet të përmirësohemi.

Ronaldo? “Nuk do t’i vë një futbollist posaçërisht nga pas. Nuk do ta markojmë një kundër një, nuk e bëjmë kurrë me asnjë. Do ta trajtojmë si çdo futbollist tjetër”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Juventusi nuk mori më shumë se një barazim 1-1 përballë Ajaxit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Balo Bna 16/04/2019 06:51

Keshtu tha edhe Simeone.. Si cdo lojtar tjeter...dhe fundi u pa...

Shto koment

Denonco