Allegri flet para ndeshjes: Kemi respekt për Ajaxin dhe duhet të bëjmë kujdes!

Allegri flet para ndeshjes: Kemi respekt për Ajaxin dhe duhet të bëjmë kujdes!

20:40, 15/04/2019

Të martën Juventusi do të presë Ajaxin në ndeshjen vendimtare për fatet e skuadrës që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Në një deklaratë për mediat, Allegri ka thënë se skuadra e tij duhet të bëjë më të mirën për tu përballur me holandezët.

“Ata nuk kanë se çfarë të humbasin në transfertë. Duhet të kemi një respekt të madh për ta dhe të bëjmë mirë në ndërtimin e lojës”

Ndeshja e parë nuk vlen për asgjë. Do të kemi të njëjtin intesitet si me Atleticon. Duhet të jemi të saktë me pasimet. Nëse luajmë kështu do të kalojmë turin”, tha ai.

Shiriti i kapitenit? “Nëse luan Dibala do jetë kapiten, nëse jo do të jetë Bonuçi. Nuk e besoj të jetë Ronaldo”

Kujtojmë që ndeshjen e parë Juventusi barazoi 1-1 përballë Ajaxit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment