Barcelona 100 milionë paund për të kryer transfertën nga Anglia

Barcelona 100 milionë paund për të kryer transfertën nga Anglia

19:29, 15/04/2019

Barcelona po e kërkon me ngulm transferimin e “yllit” të Manchester United, Marcus Rashford.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, katalanasit gjatë verës pritet të bëjnë çmendurinë duke ofruar 100 milionë paund për 21-vjeçarin, shkruan SYRI.net.

Disa herë Barcelona ka dërguar agjentët për të parë nga shkallët e stadiumit performancën e anësorit britanik.

E ardhmja e sulmuesit anglez do të varet nga dëshira e tij, nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet në drejtim të Spanjës.

Kohët e fundit Manchester United ka hyrë në negociata për të rinovuar kontratën me Rashford të cilit i është ofruar një rritje page deri në 300 mijë sterlina në javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment